Bundesliga Futboll Sport

NUK HEQ DORË NGA TALENTI/ “Bavarezët” ofrojnë 45 milionë euro për sulmuesin e Chelseat

Munchen nuk ka hequr dorë nga talenti Callum Hudson-Odoi dhe ka përgatitur një ofertë të re për ta paraqitur te Chelsea. Do jenë plot 45 milionë euro që do i vihen në tavolinë “Bluve” të Londës, duke parë që vullneti i lojtarit është të shkojë në Gjermani.

Konkurrenca për Bayern vjen nga Leipzig, të cilët i kanë ofruar 23 milionë paund londinezëve, me opsionin për ta riblerë sërish.

Gjithsesi Chelsea nuk dëshiron ta humbasë 18-vjeçarin dhe i ka premtuar pagë prej 1.7 milion puna në sezon. Por, vullneti i lojtarit është për t’u larguar pasi nuk ka patur minutat e duhura në dispozicion (61 minuta në Premier League) dhe një ofertë konkrete nga Bayern do ishte një mundësi reale për të firmosur me bavarezët.

Related posts

MBETET VETËM ZYRTARIZIMI! Ronaldo transferohet tek Manchester United

F.autor

LIVE/ CHAMPIONS: Barcelona, Napoli dhe Liverpooli e mbyllin në avantazh pjesën e parë

Isa.Autor

KË DO TË DËSHIRONIT NË EKIPIN TUAJ? Roma dhe “Katalanasit” shkëmbëjnë mesazhe për…

Delo.autor

Leave a Comment