Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Skuadra Haas zbulon makinën, djali i Schumacher ulet në njëvendëshen me ngjyrat e flamurit rus

Skuadra amerikane Haas ka zbuluar makinën e sezonit 2021 të Formula 1. Në këtë njëvendëshe dominojnë ngjyrat e flamurit rus (e kuqe, blu, e bardhë), kjo për shkak të njërit prej pilotëve të saj, Dmitry Mazepin. Ky i fundit ka sjellë mjaft sponsorë rusë, ndërkohë që piloti tjetër është gjermani Mick Schumacher, djali i Michael Schumacher. Të dy janë debutues në Formula 1.

Përveç ndryshimit të pamjes së jashtme, makina Haas nuk pritet të bëjë ndonjë diferencë të madhe nga ajo e sezonit të kaluar. Makina synon t’i largohet vendit të fundit këtë sezon dhe shpreson te grinta e dy pilotëve të saj, sidomos tek ajo e Mick. “Dua të shfrytëzoj çdo mundësi që të jep gara për të grumbulluar pikë e fituar përvojë. Nuk më tremb mbiemri Schumacher, përkundrazi, më motivon”, tha Mick.

Related posts

PËR TRE SEZONE/ Antonio Conte: Ju tregoj çfarë më bindi të firmos me Interin

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Partizani në “Loro Boriçi”, Rezultati 1-0

Delo.autor

POLEMIKA PËR 555 MILIONË EURO TË MARRA NGA “PLESHTI” TEK BARCEONA/ Figo: Këshilltarët e Messi-t meritojnë një statujë

Delo.autor

Leave a Comment