Futboll Premier League Sport

FA Cup / Askush si Jesus në Angli, Skuadra e Guardiolës mposht Burnleyn me goleadë

Manchester City ka fituar 5-0 ndaj Burnley në 1/16-at e FA Cup. Skuadra e Pep Guardiola-s e ka bërë ekipin e Sean Dyche të duket si një skuadër të kategorisë së tretë.

Megjithëse trajneri i Qytetarëve ka lënë pushim gjysmën e titullarëve si Aguero, Sterling dhe Sane, kualiteti që ka skuadra e City-t ishte i papërballueshëm për Burnley.

Pas golit të Gabriel Jesus në pjesën e parë, Bernardo Silva, De Bruyne, dhe Aguero kanë fundosur miqtë pas pushimit, ndërsa një nga golat ka qenë një autogol i Long.

Jesus ka shënuar tetë gola në të gjithë kompeticionet në vitin 2019, dyfishin e çdo lojtari tjetër të Premier League.

Ndërsa goli i Kevin De Bruyne është shënuar nga jashtë zonës, i 10-ti që nga starti i sezonit të kaluar, më shumë se çdo lojtar tjetër.

Related posts

Vicente Del Bosque: Shkarkimi i Lopetegui nuk do të ndikojë në kombëtaren spanjolle

Sadik.Autor

AKORDI COUTINHO-ODEGAARD/ Projektohet shkëmbimi që i kursen Barcelonës 23 milionë euro

Delo.autor

Formula 1/ Pesë shifrat që duhet të dini në prag të garës në Baku…

Sadik.Autor

Leave a Comment