Futboll Seria A Sport

“TOPÇINJTË” NË SULM PËR KROATIN/ Interi refuzon shkëmbimin Ozil-Perisic, kërkon vetëm…

Arsenal po mundohet të marrë Ivan Perisic në formë huazimi me të drejtë blerje, ose në shkëmbim me Mesut Ozil, por Inter kërkon vetëm 40 milionë euro.

Sipas disa burimeve angleze paraditen e së shtunës, Topçinjtë kanë nisur sulmin për firmën e kroatit.

Ai gjithmonë është shprehur se dëshiron të luajë në Premier League dhe është kritikuar nga tifozët Zikaltër për paraqitjet e bëra këtë sezon pasi nuk po arrin të shfaqë të njëjtën formë si në Kupën e Botës.

Raportohet se Arsenal ka ofruar ta marrë lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerje 40 milionë euro, ose duke përfshirë Ozil si pjesë shkëmbimi.

Gjithsesi, Sky Sport Italia insiston se Inter është gati vetëm të pranojë para dhe asgjë tjetër.

Trajneri Luciano Spalletti është shprehur në konferencën për shtyp për situatën e kroatit: “Nëse dikush kërkon ta blejë, duhet të paguajnë një çmim të mirë pasi ai është një lojtar i madh.”

Related posts

ARBITRIMI SKANDALOZ/ Barazimi ndaj Gironës: MESSI refuzon t’i jap dorën gjyqtarit

Isa.Autor

“TOPI I ARTË”/ Shpërthen Evra: Mjaft me Messin, nuk mund ta fitojë gjithmonë

Delo.autor

Kroacia me tifoz special/ Sulmuesi i kombëtares uron ish-shokët e skuadrës: Suksese vëllezër

Isa.Autor

Leave a Comment