Futboll Seria A

Bonucci ‘godet’ keq Juventusin, tifozët bardhezi ‘shpërthejnë’ ndaj ish lojtarit të tyre

Leonardo Bonucci ka hapur një uebsajt personal, por kapiteni aktual i Milanit ka debutuar me gafë.

Ndërsa ai kalon disa pasazhe të karrierës së tij duke komentuar titullin e sezonit 2015-2016 me Juventusin, përkrah postimit dhe ndjesive të tij gabon me foton, në të cilën duket ai që mban “scudetto”-n me numër 32, shkruan panorama.

Por edhe pse ligjërisht fotoja mund të duket e drejtë, në të vërtetë, për tifozët e Juves dhe siç ka konfirmuar edhe ai vetë, kur vishte ngjyrat bardhezi, ai ishte titulli numër 34 në fushën e lojës, pasi juventinët i quajnë të vetët edhe dy titujt e “Calciopolit”.

Kaq ka mjaftuar që kjo gafë, ndoshta ky mohim i dy titujve nga ana e Bonuçit, të shtyjë ish-tifozët e tij që ta “godasin” me breshëri ofendimesh lojtarin e Milanit.

Related posts

SUPERSFIDA/ Zbulohen formacionet, Inter – Lazio. Strakosha kërkon të ndalë Lukakun! (FOTO)

Delo.autor

“DO BËHEM NJË YLL I VËRTETË”/ Shokon ylli i Juventus: Pas golit i thashë vetes… (VIDEO)

Isa.Autor

UEFA NUK NDALET ME NDËSHKIMET/ Pas Shqipërisë, e pësojnë Lazio dhe klubi i njohur europian…

Delo.autor

Leave a Comment