Futboll Ligue 1 Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Everton refuzon 30 milionë eurot e PSG për mesfushorin

Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë 30 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Everton Idrissa Gueye.

Gjithsesi, Everton e ka refuzuar përsëri tentativën e radhës së francezëve, duke insistuar edhe njëherë se Gueye nuk është në shitje. Ndërkohë vetë 29-vjeçari dëshiron të kalojë në Ligue 1.

Me vetëm katër ditë të mbetura në merkaton e janarit, thuhet se PSG mund të rikthehet me një ofertë tjetër për të testuar vullnetin e Everton.

Gueye ka luajtur një rol të rëndësishëm në mesin e fushës për Everton që kur mbërriti nga Aston Villa për 10 milionë euro në vitin 2016.

Ai ka luajtur 20 ndeshje në Premier League këtë sezon si dhe ishte i pranishëm në Kupën e Botës me Senegal.

Related posts

NBA/ Lakers nuk njohin pengesa në Perëndim, humbasin kampionët e Toronto

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Ndalen Kampionët e Superiores, ndajnë pikët me Kastriotin

Delo.autor

HUMBI VËLLAIN NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË/ Mbrojtësi Vangjeli bën postimin prekës: Ishe një luftëtar i madh, nuk u dorëzove kurrë

Delo.autor

Leave a Comment