Futboll Kategoria Superiore Sport

U KËRKUA ME NGULM NGA “DEMAT” DHE KUKËSI/ Sulmuesi 21-vjeçar firmos me skuadrën kroate

Sulmuesi i talentuar i Llapit, Festim Alidema, ishte një ndër emrat më të përfolur në këtë merkato verore. 21-vjeçari u kërkua me ngulm nga Partizani dhe Kukësi, ndërkohë që ditën e sotme ka hedhur një hap tepër të rëndësishëm në karrierë, duke lënë “thatë” klubet shqiptare për të firmosur me Slaven Belupo në Kroaci.

Alidema5

Transferimi i tij u bë i mundur nga i mundur nga menaxherët shqiptare, Adrian Aliaj dhe Arbër Abilaliaj, të cilët bashkëpunojnë me skuadrat kroate për merkaton.

Alidema Aliaj

Alidema është evidentuar si një talent tepër premtues me një të ardhme të ndritur. Me fanellën e Llapit në Superligën kosovare, ai arriti të shënonte 12 gola në 30 paraqitje, si dhe regjistroi 6 asist.

Related posts

ZYRTARE/ Emmanuel Egbo largohet nga Bylis, ballshiotët emërojnë në stol Nevil Deden

F.autor

Merr kthesë të papritur karriera e Asdren Llullakut, niset urgjent drejt Italisë

Q.Autor

ARBITRAT BOJKOTOJNË NDESHJET/ Kategoria Superiore drejt shtyrjes, ja kur vendoset

Delo.autor

Leave a Comment