Futboll La Liga Sport

PAS FITORES NDAJ ESPANYOL/ Solari: Sot e mora vesh kuptimin e emrit të tij

Santiago Solari ka folur për mediet në përfundim të fitores 4-2 të Real Madrid ndaj Espanyol.

Ishte një ndeshje e mirë nga Los Blancos, por dëmtimi i Sergio Ramos dhe i kuqi i Varene do të jenë një dhimbje koke për trajnerin në ditët e ardhshme.

“Sergio Ramos ka pësuar një goditje. Do të shohim në ditët e ardhshme nëse është i gatshëm të luajë në ndeshjen e radhës. Shpresojmë të mos jetë diçka serioze”.

“Benzema gjithmonë jep 100% , por sot kishte detyrën edhe të markonte dhe konfirmoi se është një lojtar i rëndësishëm për ne”.

“Sapo kam marrë vesh se Karim do të thotë bujar, nuk e dija kuptimin e emrit të tij”.

“Ishte një ndeshje e vështirë, meritat janë të gjitha të lojtarëve të cilët dhanë gjithçka”.

“Në këtë moment, të gjithë janë të rëndësishëm, si Vinicius ashtu edhe Gareth Bale. Si Courtois ashtu edhe Keylor”.

“Jemi paraqitur mirë kohët e fundit, jo vetëm sot.”

Related posts

GLADIATORI/ VIDAL prezantohet në 38 gradë: Do të jap JETËN në fushë (FOTO)

Isa.Autor

“DO VAZHDOJ TË LUTEM PËR MBRETËRESHËN…”/ Beyonce kujton Kobe Bryant

F.autor

Juventusi në alarm, dëmtohet sulmuesi në prag të sfidës me Romën

Q.Autor

Leave a Comment