Futboll Sport

ATO QË NUK DINI PËR BUFFON/ Marangoz, grerëzat dhe ëndrra e realizuar nga e motra (FOTO)

Gianluigi Buffon. Një emër, një garanci. Me madhështinë e tij ka “fshirë” një brez të tërë portierësh në Itali dhe jo vetëm, por sepse realisht për shumë vite me radhë ka qenë më i miri absolutisht. Pritje të pamundura, qetësi olimpike, pozicionim perfekt dhe guxim i tejskajshëm. I mungon vetëm një trofe në dhomën e tij, Champions League. I është afruar disa herë, por pa mundur ta bëjë të tijën “kupën me veshë”. Nga Parma te Juventusi dhe tashmë, aventura ndoshta e fundit, nën Kullën Eiffel, te PSG, përpara se të vijë dita kur këpucët dhe dorashkat t’i varë në gozhdë… Deri atëherë, për shumë që e njohin vetëm në fushë, ka disa kuriozitete që duhet të dinë mbi portierin italian, që sot feston 41-vjetorin e lindjes…

Ka nisur si mesfushor aventurën e tij futbollistike dhe vetëm në moshën 12 vjecc ka kaluar në portë, duke ndërtuar karrierën e tij të lavdishme në atë rol.

Duke luajtur të shtunën me të rinjtë e Parmës, të dielën “arratisej” nga kolegji për të shkuar në stadium si tifoz dhe ndjekur ndeshjet e Carrareses në Serie C.

Eshtë i terrorizuar nga grerëzat. Duke qenë alergjik, mban gjithmonë me vete një ilaç që shërben për të kuruar këtë alergji në rast të ndonjë thumbi apo kontakti.

Ka kryer shërbimin civil në Parma në zanatin marangoz. Punonte nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 13:00, për të shkuar më pas në stërvitje.

Ka luajtur gjithmonë më mëngë të shkurtra.

E motra Guendalina ka fituar atë që ai nuk e ka fituar në një jetë: Champions League. Edhe pse, e motra është volejbolliste.

Kur u martua me Seredovën (tani janë ndarë), ftoi në dasëm vetëm dy futbollistë: De Sanctis dhe Pirlo.

Ka koleksionuar 469 cleen sheets, pra duke e mbajtur portën e paprekur në 469 ndeshje.Rekord absolut në historinë e futbollit.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ TEUTËS/ Flet Trajneri Duro: Nuk ishte e lehtë, kemi nevojë për…

Delo.autor

INTERES PËR SULMUESIN ANGLEZ/ Gianfranco Zola: Ai është një lojtar interesant, jo vetëm për…

Isa.Autor

“Ylli” i Realit i përshëndet me një mesazh prekës legjendat që i dhanë fund karrierës në futbollin europian

Sadik.Autor

Leave a Comment