Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Trajneri i Cardiff, Neil Warnock: Nuk arrij të fle

Neil Warnock, trajneri i skuadrës së Cardiff në Premier League, ka deklaruar sot se për të jeta ka marrë një rrjedhë tjetër pas incidentit që pati futbollisti argjentinas Emiliano Sala. Ky i fundit firmosi për ekipin e Cardiff 10 ditë më parë, duke lënë Nantën. Gjithsesi, avioni me të cilin udhëtonte nga Franca në Angli nuk mbërriti kurrë në destinacion.

Kjo ngjarje ka tronditur trajnerin e Cardiff. “Nuk arrij të fle. Kam 40 vjet që drejtoj, por kjo ka qenë java më e vështirë e karrierës time. Ka qenë një traumë për mua. Kur shoh motrën e Emiliano dhe familjen e tij gjithçka bëhet e vështirë për mua. Kur kam njerëz të tjerë përreth e heq mendjen, por kur jam vetëm në shtëpi mendoj gjithnjë për Sala”, thotë Neil Warnock.

“Unë jam njeriu që e vuaj më shumë, pasi e takova dhe kam folur disa herë me të gjatë 2 muajve të fundit. E thërrisja Emile, pasi nuk e thoja dot emrin e tij. Më kishte premtuar se do të shënonte shumë gola dhe i thashë “e di që do ta mbash fjalën”. Isha unë ai që e ftova të shihte ndeshjen tonë në Newcastle, por ai donte të kthehej për të përshëndetur shokët e ish-skuadrës dhe të merrte gjërat e tij”, thotë më tej trajneri i Cardiff.

Për të tashmë ky sezon nuk ka shumë kuptim dhe kur e pyesin nëse do të shohë për ndonjë lojtar tjetër në merkato, thotë: “Nuk ka më asnjë ndryshim për mua edhe pse jeta vazhdon. Në një botë ideale do të doja të mos drejtoja më, të paktën tani për tani, duke parë se si ndihem shpirtërisht. Futbolli është i rëndësishëm, por mendoj se tragjedi të tilla të ndryshojnë shumë mënyrën për të parë se si rrjedh jeta”, tha Neil Warnock.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Kamza: Spektakolar Valdet Rama, shënon 2 minuta pasi futet në fushë

Delo.autor

E QUAN “IBRA I MBROJTËSVE”/ Batuta e Chiellinit: Ai është një qenësi aq e lartë sa më mirë ta lëmë rehat

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Vaksinimi në “Air Albania”, FSHF bën gati planin para Anglisë

Delo.autor

Leave a Comment