Futboll Seria A Sport

NDËRLIKOHEN PLANET TEK “ZIKALTËRIT”/ Icardi i tregon Spallettit dhe skuadrës se si dilet nga kriza

Humbja ndaj Torinos ka ndërlikuar shumë planet e skuadrës së Interit, që pësoi një zhgënjim të papritur në kampionat. Zikaltërit ruajnë vendin e tretë në renditje, por rivaliteti është ende i madh, pasi Milan e Roma afrohen në renditje. Një ndehsje për t’u harruar edhe për kapitenin e skuadrës zikaltër, Mauro Icardi, që i përfshirë nga polemikat për rinovimin e kontratës nuk është konstant në fushë dhe i mungon goli.

Megjithatë, kapiteni i Interit kërkon të karikojë skuadrë, duke menduar që tani për ndeshjen e radhës, atë në Kupën e Italisë ndaj Lazio. “Të ulim kokën dhe të punojmë fort për të qenë gati për ndeshjen e radhës, të enjten në mbrëmje”, shkruan Icardi. Fjalë inkurajuese për skuadrën e trajnerin Luciano Spalletti, që pas kësaj humbje është vënë në shënjestër. Madje sot është përfolur se në vendin e tij do të vijë Antonio Conte.

Related posts

KTHEHET NË STADIUMIN E ËNDRRAVE, ATY KU U BË I MADH/ Ylli Felix: Sa kujtime! Dua t’i ngjaj…

Delo.autor

Diellor Beseni i Lirisë ftohet nga Shqipëria U-17

Q.Autor

BARAZIM PA GOLA/ Sfidë spektakolare. Partizani dhe Laçi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

Leave a Comment