Ekskluzive Futboll Sport

MERKATOJA E JANARIT DREJT MBYLLJES/ Njihuni me disa nga blerjet më të BUJSHME (FOTO)

Kanë mbetur dhe 3 ditë nga mbyllja e merkatos së janarit për klubet e ligave europiane.

Shifrat e çmendura, trasnferta të papritura ishte ajo që tifozët morën nga kjo merkato dimri, për të cilat duhet thënë se prentojnë superndeshje dhe super gola për të gjithë tifozët e skuadrave përkatëse.

AlpeNews.al ju sjell disa nga lojtarët më që presin të bëjnë gjëra të mëdha në pjesën e dytë të sezonit.

Gabigol

I cilësuar si një talentet më premtues nga Brazili, Inter e solli në Evropë për rreth 30 milionë euro. Më pas, sulmuesi njohu vetëm rënie, aq sa për të kaluar një kalvar huazimesh e për t’u rikthyer aty ku e nisi, në Brazil.

Ky është Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol. Ai u prezantua si lojtari më i ri i Flamengos. Sulmuesi do jetë në huazim për gjysmën e dytë të sezonit, por për klubin kuqezi ky afrim është një arritje e madhe pasi e kërkuan me ngulm lojtarin.

Piatek

Bëhet fjalë për 40 milionë euro që do ti paguhen Genoas me këste nga ana e Milanit për huazimin me të drejtë blerjeje në fund të sulmuesit 23- vjeçar. Një zgjidhje e tillë mban larg edhe UEFA-n që monitoron me kujdes lëvizjet e klubit kuqezi për rregullat e vendosura të fair play-it financiar. Praktikisht Milani do t’i arkëtonte Genoas një shifër prej 15 milionë eurosh si fillim për huazimin për të vijuar më pas me këstet e mbetura deri në plotësimin e tarifës prej 40 milionë eurosh plus bonuset e mundshme. Gjithçka u projektua e mbyllur edhe me vetë polakun Paitek me të cilin u arrit marrëveshja për një pagë prej 2 milionë eurosh për 5 vitet e ardhshme.

De Jong

Katalanasit kanë paguar plot 75 milion euro për kartonin e 21 vjeçarit, ndërkohë që 11 milion euro të tjera do të derdhen në arkat e holandezëve në formë shpërblimi. Si rezultat, 21-vjeçari është bërë lojtari më i shtrenjtë holandez ndonjëherë, duke eklipsuar 84.4 milionë euro të paguara nga Liverpooli për Virgil van Dijk.

Kampionët e La Liga bindën adoleshentin de Jong të pranonte ofertën e tyre, me një pagë prej 16 milion euro në sezon, duke hedhur poshtë rivalitetin e Manchester Cityt dhe PSG-së.

Pepe

I njohur për anën e tij brutale në fushë, por bëri bujë me gjestin e madh pasi zgjidhi kontratën me Besiktas. Bëhet fjalë për mbrojtësin portugez, Pepe, u zyrtarizua si lojtari më i ri i Portos.

Për Pepen ky është një rikthim në shtëpi, pasi aty hodhi hapat e parë për tre sezone 2004-2007, para se të kalonte te Real Madrid për 30 milionë euro. Në “Bernabeu” mbrojtësi fitoi tre Champions League. Ndërsa sot 35 vjeç ka firmosur me ish-klubin e tij deri në vitin 2021.

Kevin Prince Boateng

Boateng u prezantua zyrtarisht me fanellën e katalanasve. Ky ishte një nga operacionet më të papritura në merkaton e janarit. Boateng kalon nga Sasuolo tek Barcelona në një huazim me të drejtën e blerjes për 8 milionë euro.

Alvaro Morata

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata do të transferohet tek Atletico Madrid. Skuadra spanjolle dhe ajo angleze e Chelsea kanë arritur marrëveshjen, me “colchoneros” që do të paguajnë 48.5 milionë stërlina (55 milionë euro) tek “blutë e Londrës”. Lojtari u transferuar fillimisht në formë huazimi dhe më pas, skuadra fituese e Europa League do të paguajë për transferimin 100% të kartonit të lojtarit.

Related posts

Mourinho kërkon transferimin e yllit të Chelseas, nëse nuk kryhet portugezi kërcënon me largim

Q.Autor

ZYRTARE/ Mark van Bommel, trajneri i ri i PSV Eindhoven

Sadik.Autor

ABSURDE/ Son Heung-Min, një ndeshje larg shpëtimit të karrierës, e pret USHTRIA

Isa.Autor

Leave a Comment