Futboll Premier League Sport

FANTAZI NË PREMIER/ Vjen java e parë dopio, ja çfarë duhet të dini

Premier League ka lajmëruar se do të ketë dy ndeshje për Manchester City dhe Everton në javën e 25-të, e para dopio për këtë sezon.

Dy ndeshjet e shtyra të javës së 27-të për shkak të aktivizimit të City-t në finalen e Carabao Cup e ka afruar dhe ajo do të luhet pas ndeshjes së javës së 25-të.

Everton do të presë ekipin e Pep Guardiola-s më 6 shkurt.

Kombinimi i Arsenal (brenda) dhe Everton (jashtë) nuk është një edhe aq tërheqës, por pritet të ketë shumë pikë në sulm.

Gjithsesi, do të jetë e vështirë të gjesh lojtarët e duhur duke parë rotacionin që përdor Guardiola.

Mbase lojtarët më të sigurt që do t’i luajnë të dyja ndeshjet janë portieri Ederson, mbrojtësi Laporte dhe Kevin De Bruyne i cili ka luajtur shumë pak këtë sezon.

Megjithatë mos harroni se java e 27-të për City-n do të jetë një javë boshe. Ndërkohë për Everton, Lucas Digne dhe Richarlison mbeten dy opsionet më të mira teksa do të ndeshen ndaj Watford dhe më pas City.

Related posts

35 VITE NGA GOLI I SHEKULLIT/ Fenuik: Maradona më shkatërroi…

Delo.autor

FUTET NË LIBRIN E REKORDEVE “GUINNESS”/ Bahader aktivizohet në futbollin profesionist në moshën 74-vjeçare

Delo.autor

E BUJSHME/ Talenti i Kombëtares Shpresa arrin akordin me Fenerbahçen

Delo.autor

Leave a Comment