Futboll Shqipëri Sport

E FESTON ME SHQIPONJË/ Një shqiptar në 11-shen më të mirë në Zvicër (FOTO)

Benjamin Kololli është përzgjedhur si një ndër 11 lojtarët më të mirë të kampionatit në Zvicër në mbrëmjen gala të çmimeve “SFL Awrd”.

Në 11 futbollistët e përzgjedhur kanë qenë 7 lojtarë nga skuadra e Young Boys, por nuk ka munguar as mesfushori i përfaqësuese së Kosovës, i cili ka shkëlqyer në sezonin që lamë pas dhe po vij të jetë në super formë me 6 gola të shënuar në 17 ndeshje dhe me shumë asist për shokët e skuadrës së Zurich.

Pasi mori çmimin Kololli nuk ka nguruar ta festojë me simbolin e shqiponjës dykrenore të krijuar me duar, edhe pse në Zvicër u krijua një debat i madh për simbolin në fjalë që në Botëror kur e bëri Xhaka e Shaqiri në fitoren kundër Serbisë.

 

 

 

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Ylli zgjedh Premier League, ndryshojnë planet e Juventus dhe Roma-s

Delo.autor

(VIDEO) Aguero i “pandalshëm” shënon dhe golin e tretë

Q.Autor

PAMJET E RRËMBIMIT TË PRINDËRVE TË LIVERPOOL/ Lirohet e ëma e Luis Diaz, ende nuk dihet fati i babait të tij

F.autor

Leave a Comment