Futboll La Liga Sport

Mourinho: Te Porto lojtarët fshihnin ushqimin. Kur e zbulova…

Jose Mourinho ka drejtuar Porto-n nga 2002-shi deri në 2004-ën. Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit portugez, “Special One” ka zbuluar një prapaskenë të asaj periudhe.

“Një ditë kam ndier një erë shumë të mirë në pjesën e autobusit ku isha ulur dhe mendova se bëhej fjalë për ushqim shumë të mirë. Kur kam shkuar të shoh lojtarët, ata fshehën gjithçka poshtë tavolinave”, ka zbuluar portugezi.

“Unë u thashë: ‘Keni dy zgjidhje: ose keni fshehur diçka të ndaluar, që do të thotë se nuk mund të bëhet, ose m’i dorëzoni të gjitha mua dhe stafit tim. Nëse e bëni, mund të vazhdoni ta merrni ushqimin pa leje”.

“Të gjithë lojtarët kanë dorëzuar ushqimin e fshehur. Përfundimi? Nga ai moment kemi filluar të hanim të gjithë mirë. E fshihnin ushqimin në valixhe, e mbulonin me peshqirë, ushqim i cilësisë së lartë”, ka treguar Mourinho duke qeshur.

Related posts

SKANDALI FINACIAR/ TEBAS: UEFA të përjashtojë PSG dhe Man City nga Championsi për…

Isa.Autor

Mbappe pranon dështimin: Reali ishte i një niveli tjetër krahasuar me PSG

Q.Autor

PAS POLEMIKAVE PËR KONFLIKTIN “MJEKËSOR”/ Umtiti mohon: Zgjodha të mos operohem sepse…

Delo.autor

Leave a Comment