Futboll La Liga Sport

“NË KONTAKTET QË…”/ Babai i Hysajt shpjegon arsyet: Nuk vë në dyshim fjalët e Ancelottit, Napoli si…

Elseid Hysaj është lënë jashtë skuadrës së Napolit për takimin e sotëm ndaj Milanit për Kupën e Italisë. Babai i tij, Gëzimi, shpjegoi arsyet e Ançelotit. “Për sa i përkon ndeshjes sot, trajneri e ka lënë jashtë për shak të një dëmtimi në gjurin e djathtë. Dua të hedh poshtë çdo lloj spekulimi që është bërë me mungesën e tij në ndeshjen e sotme me Milanin”, u shpreh Gëzim Hysaj. Më pas ai foli edhe për kontratën e mbrojtësit të djathtë.

“Në kontaktet që kemi pasur me Ançelotin, na ka thënë se ka besim te Elsi dhe nuk dua të ngre dyshime mbi fjalët e një trajneri si ai. Elsi luan prej 5 vitesh në Seria A dhe ndihet mirë te Napoli. Askush nuk duhet t’i vë në dyshim aftësitë e tij. Zërat e merkatos janë të hapura por ne ndihemi mirë në Napoli, sepse ngjason shumë me Shkodrën, ndaj jemi gati të rinovojmë”, përfundoi babai i mbrojtësit të kombëtares sonë.

Related posts

Allegri “tremb” Juventusin: Të hënën vendosim të ardhmen, ekipi sipas kushteve të mia

Sadik.Autor

ARSENAL NË KRIZË TË THELLË/ Gati të kthehen dy titullarë, por superblerja e verës ende me Covid-19

Delo.autor

ANALIZA/ Jose Mourinho? Jo faleminderit!

Delo.autor

Leave a Comment