Futboll Seria A Sport

Allegri “tremb” Juventusin: Të hënën vendosim të ardhmen, ekipi sipas kushteve të mia

E ardhmja e trajnerit Massimiliano Allegri mbetet ende në dyshim, pasi nuk dihet nëse do të qëndrojë te Juventusi apo jo. Drejtori sportiv Beppe Marotta ka konfirmuar disa herë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në drejtim, por trajneri ka kërkuar qetësi para se të marrë një vendim. “Kemi festuar shumë për këtë titull dhe e diela do të na shërbejë për t’u qetësuar. të hënën do të zhvilloj një takim me drejtuesit e skuadrës për të planifikuar të ardhmen. Duhet një ekip i përorcuar dhe që të synojmë rikhimin pretendentë në Europë”, u shpreh Allegri.

“Të hënën do të takohem me klubi për të planifikuar të ardhmen, për të kuptuar se ku duhet të përmirësohemi. Dua një ekip sipas kushteve të mia, që të jetë me njerëz që kanë nevojë për stimuj. Do të bëjmë një analizë për gjithçka ka ndodhur, por blerjet e reja dueht të jenë të një niveli të lartë. Nuk duhet të ulim në asnjë mënyrë nivelin e skuadrës dhe klubi e di mjaft mirë se për çfarë kemi nevojë. Kemi arritur majat në Itali dhe është e vështirë të gjesh lojtarë më të mirë se këta që kemi, por tani vjen pjesa më e vështirë”, deklaroi Max Allegri.

Related posts

LIVE/ Torino-Milan, Rezultati 0-1. Starton pjesa e dytë

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Bartomeu shpalos objektivat e Barcelonës: Dua që ky të jetë një vit historik

Isa.Autor

Salah po qante nga dhimbjet e tmerrshme, shikoni çfarë bënte Ramos (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment