Futboll Premier League Sport

“NËSE I DUHET TË…”/Sarri i jep këshillën e parë Higuainit: Ja çfarë duhet të bëjë në Premier

Pas debutimit me fanellën e Chelsea në FA Cup sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain pritet të debutojë të mërkurën edhe në Premier League. Trajneri Maurizio Sarri ka mbetur i kënaqur nga ndeshja e parë e Higuain me “blues”, duke e vlerësuar edhe gjestin e sulmuesit për të mos e goditur penalltinë edhe pse Willian i tha ta gjuajë atë.

“Mbeta pak i habitur nga ai veprim i Gonzalo, pasi e njoh dhe është një lojtar që dëshiron të shënojë në çdo ndeshje. Por e vlerësoj faktin që ia dha topin Willian. Për mua ishte një start i mirë i sulmuesit me fanellën e Chelsea, që tregon se është i gatshëm të ndihmojë skuadrën”, tha Sarri.

Gjithsesi, trajneri italian ka një këshillë për sulmuesin 31-vjeçar, që tani do të nisë një aventurë të re. “Duhet të vrapojë më shumë në fushë, pasi Premier është një kampionat shumë fizik, ku loja ndryshon shumë shpejt kah dhe ritëm. Nëse i duhet të përshtatet këtij kampionati dhe nëse dëshiron të shënojë sa më shumë e këshilloj të vrapojë sa më shumë në fushë, për të qenë në të njëjtin ritëm me skuadrën”, tha Sarri.

Related posts

REAL MADRID-AJAX/ “Los Blancos” ngushton shifrat, shënon Asensio

Delo.autor

​Guardiola pas humbjes nga Liverpooli: Ende s’ka përfunduar asgjë për titull, ka shumë ndeshje të vështira

Q.Autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Donatorët ia dolën! Rinisin kërkimet për futbolistin (FOTO)

F.autor

Leave a Comment