Të tjera

Kristoffersen fiton garën e “Sllallomit” dhe rihap Kupën e Botës

Skiatori norvegjez Henrik Kristoffersen fitoi garën e sllallomit për meshkuj të zhvilluar në pistën austriake të Kitzbuhel, garë zhvilluar në kushte të vështira atmosferike, për shkak të borës që binte papushim.

Kristoffersen rikuperoi një disavantazh prej më shumë se 1 sekondi që kishte pas zbritjes së parë, duke dhënë kohën e përgjithshme 1’48”49 pas dy zbritjesh, duke qenë më i shpejti.

Mirë u paraqit edhe austriaku Marcel Hirscher, por nuk arriti të triumfojë, duke u klasifikuar i dyti, ndërsa në vendin e tretë u rendit skiatori zviceran Daniel Yule.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, skiatori austriak Hirscher vazhdon të dominojë renditjen, me 1054 pikë, ndërsa Kristofrersen ngushton disi shifrat, i dyti me 900 pikë, ndërsa i treti është norvegjezi tjetër Svindal, me 666 pikë.

Related posts

Red Bull kërcënon Ferrarin e Mercedes: Kujdes nga rivali “i tretë”

Q.Autor

FORMULA 1/ Presidenti Domenicali: Garat sprint një sukses, ja objektivi për vitin 2022

Delo.autor

TRIUMF HISTORIK/ Shqipëria rrëmben medalje ari në Kupën e Botës në Gjimnastikë

Delo.autor

Leave a Comment