Kosova Shqipëri

Arrihet marrëveshja “tripalëshe”, Kosova do të ketë 12 fusha sintetike për 12 klube të Superligës

Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe kryetarët e Komunave që kanë skuadra në Superligën e futbollit, kanë arritur marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e 12 fushave sintetike.

Takimi trepalësh ishte mjaft i frytshëm sepse u arrit marrëveshje që të ndërtohen 12 fusha ndihmëse me bari sintetik për klubet e Vala Superligës në futbollin e Kosovës. Këto fusha do të ndërtohen në qytetet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjilanit, Podujevës, Skenderajt, Drenasit, Gjakovës dhe Vitisë.

Sipas këtij projekti MKRS-ja do të investojë 1,2 milionë euro, nga 100 mijë euro për secilën fushë ndihmëse.

Ky investim kapital në tërësi do të ketë vlerën e tre milionë eurove ku FFK-ja do të investojë në secilën fushë ndihmëse nga 120 mijë euro, ndërsa komunat përkatëse do të investojnë nga 30 mijë euro në këto fusha. Një fushë ndihmëse do të ketë vlerën financiare prej 250 mijë euro.

Presidenti Fadil Vokrri, tha se ndërtimi këtyre fushave do ta përmirësonte dukshëm gjendjen në infrastrukturë si dhe do të ndihmonte shumë në mbarëvajtjen e garave sidomos në kohën kur moti mund të jetë i keq dhe do të bënte të mundur pa problem  zhvillimin e ndeshjeve.

Për realizimin e këtij projekti do të nënshkruhen Memorandumet trepalëshe, ku secila palë do të marrë obligimet që i takojnë sipas marrëveshjes.

Related posts

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER/ Shqiptari realizon super golin e vitit (VIDEO)

Delo.autor

“AIR ALBANIA STADIUM”/ Kandidati për çmimin “Stadiumi i Vitit”

Delo.autor

HISTORIA E DJALOSHIT BERATAS/ Nga kamerier në Zakinthos tek CR7 në Champions, Uzuni po shijon lavdinë

Delo.autor

Leave a Comment