Futboll Shqipëri Sport

SKËNDERBEU “VRET” KUKËSIN/ “Ujqërit e dëborës” gjurmojnë Partizanin

Skënderbeu ka fituar mbrëmjen e të enjtes supersfidën e javës së 7-të, pasi ka mundur në Korçë rivalin kryesor të viteve të fundit, Kukësin. Goli i Gripshit ka qenë vendimtar në triumfin e bardhekuqëve të udhëhequr nga Orges Shehi, me rezultatin minimal 1-0 ndaj verilindorëve, në ndeshjen që ka përmbyllur këtë javë të kampionatit të Kategorisë Superiore. Pas javës së 7-të, skuadra e Skënderbeut e rikthyer te fitorja, ngrihet në vend të dytë në kuotën e 14 pikëve, për të nisur gjurmimin drejt kreut të klasifikimit, aty ku ndodhet i vetëm Partizani me dy pikë epërsi. Nga ana tjetër, skuadra e udhëhequr nga trajneri Armando Cungu, është mundur për të parën herë pas katër fitoresh radhazi. një disfatë e hidhur kjo për verilindorët, të cilët tashmë renditen në vendin e katërt, në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Laçi i vendit të tretë, që deri tani është ekipi i vetëm i pathyer në Superiore.

Nuk ka vonuar aspak që vendasit të diktonin ritmin e ndeshjes duke vendosur diktatin në fushë. Pas disa tentativash në minutat e para, në të 17’ Gripshi ka finalizuar në mënyrë pefekte një aksion po aq fantastik të bardhekuqëve, duke kaluar skuadrën e Skënderbeut në avantazh, 1-0. Një epërsi minimale që duket se nuk ka ngopur korçarët, të cilët kanë vijuar të presojnë në gjysmëfushën e Kukësit, në kërkim të golit të dytë. Në të 31’ arbitri ka vendosur për penallti në favor të Skënderbeut për prekje të topit me dorë nga Zguro i shtrirë në fushë gjatë një dueli me Muzakën. Ishte pikërisht ky i fundit që një minutë më vonë, nga pika e bardhë e penalltisë kishte të gjitha shanset të thellonte avantazhin, por topi i goditur fuqishëm përfundoi mbi trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Frashëri. Ky i fundit ka bërë mrekullinë në të 52’ duke i mohuar Bregut golin, që do të ishte i dyti për korçarët. gjithsesi, miqtë nuk kanë mundur dot të reagojnë mjaftueshëm sa për të kërcënuar serizisht portën e Skënderbeut, e aq më pak për të barazuar shifrat, duke u kthyer në shtëpi të mundur me rezultatin 1-0.

Related posts

TIRANA-BYLIS/ Zhbllokohet sfida, sulmuesi Ngo kalon në avantazh “bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

Shkodran Mustafi, pjesë e skuadrës më të dobët në Premier League këtë sezon

Sadik.Autor

KRITIKAT E SULMUESIT “KUQEZI”/ Crespo shprehet: Bashkëlojtarët e tij duhet ta ndihmojnë atë, mos e…

Isa.Autor

Leave a Comment