Futboll Premier League Sport

AKUZAT JANË QESHARAKE/ Pretendon se e ndjek “fantazma” e ish-yllit të Arsenalit

Policia raportohet se është duke hetuar një rus i cili pretendon se ndiqet nga fantazma e ish-lojtarit të Arsenal, Andrei Arshavin.

Arshavin, fatmirësisht, është akoma gjallë dhe ka konfirmuar daljen në pension gjatë muajve të kauluar.

Megjithatë, ish-Topçiu, i cili ka luajtur 75 ndeshje me përfaqësuesen ruse, vazhdon të shfaqet në faqet e para të gazetave në vendlindje.

Moscow Times raporton se një burrë i është ankuar autoriteteve se po përndiqet nga fantazma e ish-futbollistit rus Arshavin.

Personi pretendon se një figurë e cila i ngjason Arshavin kalon nëpërmjet mureve përpara se ta sulmojë dhe t’i vjedhë paratë.

Megjithëse akuzat janë qesharake, policia është e detyruar të hetojë pasi personi është ankuar në rajon.

Related posts

Materazzi: Herën e parë që u përballëm më turpëroi, aty e kuptova që ishte fenomen

Q.Autor

“KAMPIONËT NË FUQI JANË SHKRIRË SI BORA NË DIELL”/ Sacchi: Në Inter-Juventus nuk ka patur ndeshje. Pirlo duhet të…

Delo.autor

PAS BOMBERIT LUKAKU/ Mbrojtësi Hakimi realizon një “PERLË” dhe i dedikon golin mesfushorit Eriksen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment