Futboll La Liga Sport

TAKTIKA E KLOPIT PËR TË FITUAR NDESHJEN/ E udhëzon stafin ta pastrojë vetëm një pjesë të fushës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është akuzuar se i ka udhëzuar stafin e mirëmbajtjes së stadiumit të pastrohet vetëm një pjesë e fushës në Anfield, mbrëmë.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Kloppi kishte kërkuar që të pastrohej vetëm ajo pjesë e fushës në të cilën do të sulmonte Liverpooli gjatë pjesës së dytë. Ndërsa, pjesa tjetër e fushës mbeti e mbuluar me borë në disa vende.

Megjithatë, kjo taktikë i dështoi trajnerit gjerman, pasi që skuadra e tij nuk arriti ta fitojë ndeshjen e mbrëmshme, në kuadër të Premierligës, kundër Leicesterit. Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Fillimisht, djemtë e Jurgen Kloppit kishin qenë në epërsi përmes golit të shënuar nga Sadio Mane, megjithatë ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, pasi që qendërmbrojtësi Harry Maguire arriti ta shënojë një gol për Leicesterin.

Pika e fituar nga kjo ndeshje e shton distancën mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, mirëpo Klopp dhe tifozët në Anfield mbetën të zhgënjyer që nuk e shfrytëzuan plotësisht dhuratën e Pep Guardiolës, i cili kishte pësuar disfatë një ditë më parë.

Related posts

NBA/ Houston udhëheq 3-1 dhe i afrohet rekordit të pikëve

Sadik.Autor

U SHPALL “GOLEADORI I VITIT”/ Levandovski: Botërori çdo dy vite? Nëse do të luanim atëherë…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Vjehrri burgaxhi, Gareth BALE anulon dasmën

Isa.Autor

Leave a Comment