Futboll Sport

KOHË TË VËSHTIRA PËR YLLIN BRAZILIAN/ “Mos më çani…”, Nejmar shpërthen ndaj gazetarëve (VIDEO)

Kohë të vështira për Nejmar. Sulmuesi brazilian vuan një dëmtim të rëndë në kavilje, që do ta mbajë jashtë fushave të lojës të paktën dhjetë javë. Këtij problemi të madh që rrezikon edhe të mbyllë sezonin e “O’Ney” i shtohen edhe zërat e merkatos, që flasin për një rikthim të tij në La Liga. Të gjitha këto duket se e kanë frustruar sulmuesin e Paris SG, të cilin e tradhëtuan nervat gjatë përballjes së radhës me gazetarët.

Të shumtë ata e pritën në aeroportin e Barcelonës, ku Nejmar ndodhej për një tjetër konsultë mjekësore dhe pyetja nëse ai do të kthehet sërish me skuadrën “blaugrana” nuk i ka pëlqyer aspak. Nejmar shpërtheu me fjalë aspak të buta. “Mos më çani….”, ishte përgjigja e sulmuesit që më pas u largua me paterica.

Related posts

RACIZMI “GODET” SËRISH/ Ja momenti kur lojtari i Portos revoltohet dhe del nga loja (VIDEO)

Delo.autor

RENDITJA E FIFA-S/ Shqipëria mbetet në vend të njëjtë (FOTO)

Isa.Autor

E RËNDË NË ITALI/ Sulmohet me sende të forta presidenti i klubit të futbollit. Poston FOTO…

F.autor

Leave a Comment