Futboll Sport

SIMEONE SI PIPPO/ Festimi i tij i çmendur bëhet viral në pak orë (FOTO)

Lazio eliminoi Interin në Kupën e Italisë dhe siguroi një vend në gjysmëfinale kundër Milanit. Ishte një ndeshje e çmendur që u vendos në kohën shtesë me dy gola në limite dhe më pas në penallti, aty ku lacialët u treguan më të saktë.

Trajneri i Lazios, Simeone Inzaghi u detyrua ta shohë kohën shtesë dhe penalltitë nga tribuna pasi u dëbua nga gjyqtari i takimit për shkak të protestave. Reagimi i tij kur topi i goditur nga Lucas Leiva preku rrjetën e Handanovic ka qenë epik, aq sa është shpërndarë menjëherë në rrjet duke u kthyer në një video virale, e ndihmuar edhe nga vetë faqja e Lazio në Twitter që e ka publikuar.

“Udhëheqësi i parë. Lideri. Thjesht lacial”, shkroi klubi në videon e publikuar. Në pamje duket Simeone që feston si i çmendur atë kualifikim dramatik, duke na kujtuar festimin unik që kishte vëllai i tij, Philipo Inzaghi kur ishte futbollist.

Related posts

LU-LA NDERON INTER/ Sulmi i ekipeve italiane i plakur, shpëton edhe Atalanta

Delo.autor

35 VITE NGA GOLI I SHEKULLIT/ Fenuik: Maradona më shkatërroi…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Neymar po kërkon shtëpi në Barcelonë, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Leave a Comment