Futboll Seria A Sport

NAPOLI FITON BRENDA 60 SEKONDASH/ Quagliarella humb takimin me historinë

Kjo ishte një ndeshje tepër e veçantë, teksa Fabio Quagliarella kishte barazuar rekordin e Gabriel Batistuta-s në vitin 1994 duke gjetur rrjetën në 11 ndeshje radhazi të Serie A.

Një gol i 12-të do ta vendoste në krye, por Napoli nuk ia dha atë mundësi. Skuadra e Carlo Ancelotti-t ka fituar 3-0 ndaj Sampdoria-s në San Paolo.

Me këtë fitore, napolitanët kanë shkuar në kuotën e 51 pikëve, tetë më pak se Juventus që ka një ndeshje më pak.

Vendasit kanë zgjidhur ndeshjen brenda 60 sekondave. Milik dhe Insigne kanë shënuar brenda një minute (25’ dhe 26’) duke bërë gjithçka më të thjeshtë.

Në minutat e mbetura, Napoli e ka menaxhuar mirë sfidën dhe ka gjetur golin e tretë me anë të Verdit në fund të takimit.

Lorenzo Insigne ka shënuar golin e tetë në 19 paraqitje të Serie A këtë sezon, teksa sezonin e kaluar i duheshin 37 ndeshje për ta arritur. Efekti Ancelotti.

Related posts

Nga DËSHTAK në titullar i padiskutueshëm, ja statistikat e FRIKSHME të Benzemas

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Fabio Capello zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që ka drejtuar (FOTO)

Delo.autor

TRANSFERIM SURPRIZË/ Talenti danez kryen testet mjekësore me Milan

Delo.autor

Leave a Comment