Futboll La Liga Sport

BARAZIM NË “CAMP NOU”/ Dopieta e Messit shpëton Barcelonën nga humbja

Barcelona  ka barazuar 2-2 me Valencia-n në Camp Nou në mbrëmjen e së shtunës.

Skuadra katalanase e nisi shumë keq ndeshjen teksa miqtë kanë kaluar në avantazh të dyfishtë gjatë pjesës së parë.

Ishin golat e Gamiero dhe Parejo (24’ dhe 32’) që i vështirësuan goxha punën vendasve, po fatmirësisht kanë Lionel Messi-n.

Argjentinasi ka shënuar penalltinë e 50-të në La Liga, i treti pas Cristiano Ronaldo-s (61) dhe Hugo Sanchez (56),  në pjesën e parë dhe golin e dytë në minutën e 64’.

Kishte kohë mjaftueshëm për golin e fitores nga të dy krahët, por sfida nuk kishte fitues dhe Barça duhet të kënaqet me një pikë.

Messi ka shënuar gol në nëntë ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet (11 gola), ecuria më e mirë që prej janarit të 2013.

Me këtë rezultat, Barça shkon në kuotën e 50 pikëve nga 22 ndeshje.

Related posts

KUSHTON 14.1 MILIONË DOLLARË/ Beckham zbarkon në Itali, i bën vetes një dhuratë super luksoze

Delo.autor

PAMJET/ Mbappe ndez sërish thashetheme, veprimi i tij “lumturon” tifozët e Real Madrid

F.autor

INTERI JEP LAJMIN E MADH/ Zbuloni se kur publikohet zyrtarisht logoja e re (VIDEO+FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment