Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ NEWCASTLE/ Pochettino thur elozhe: Ai është si një bateri që nuk shkarkohet kurrë

Pas fitores 1-0 që skuadra e Tottenham arriti në minutat e fundit ndaj Newcastle, me një gol të koreano-jugorit Heung-Min Son, ka reaguar trajneri Mauricio Pochettino. Ai u shpreh se aziatiku është i jashtëzakonshëm dhe me golin e realizuar sot ka hedhur poshtë zërat se ai ishte i lodhur nga pjesëmarrja me ekipin kombëtar në Kupën e Azisë.

“Sonny është si një bateri që nuk shkarkohet kurrë. Ai punon, punon, punon deri sa ajo bateri të shkarkohet plotësisht, por kjo gjë nuk ndodh kurrë. Ai jep gjithnjë maksimumin në fushë, është gjithnjë në 100% në çdo aksion, ndaj prej tij mund të presësh surprizën në çdo moment”, u shpreh Mauricio Pochettino. Falë këtij suksesi skuadra e Tottenham është ngjitur në vendin e dytë në Premier League.

Related posts

Asistuesit më të mirë në histori të Champions League (FOTO)

Q.Autor

DEBUTIM ËNDRRASH/ Kulusevski merr duartrokitjet e të gjithëve me SUPER GOL tek Juventus (VIDEO)

Delo.autor

“KEMI FITUAR 10 LOJTARË TË RINJ”/ Edi Reja: Do ta godasim Lituaninë tek pikat e dobëta

Delo.autor

Leave a Comment