Futboll Seria A Sport

“NUK E MOHOJ QË…”/ Balotelli: Do të rikthehem në Itali, ja skuadra ku do ta mbyll karrierën

“Futbolli italian është shumë taktik dhe paksa i mërzitshëm. Nuk kam menduar asnjëherë që të rikthehem aty gjatë muajve të fundit edhe pse më kanë lakuar shpesh emrin. Gjithsesi, nuk e mohoj që karrierën time dua ta mbyll në Itali, tek skuadra e Brescia”, shprehet sulmuesi italian Mario Balotelli, që në merkaton e janarit u transferua te Olimpik Marsejë.

Super-Mario ka konfirmuar këtë detaj gjatë një interviste për Rai 2, duke deklaruar se synon ta mbyllë karrierën te skuadra dhe qyteti i lindjes. Kontrata aktuale e Balotellit me skuadrën e Marsejës skadon më 30 qershor të këtij viti.

Sulmuesi shpreson që një ditë të rikthehet në kombëtare dhe synon që këtë gjë ta bëjë me Robeto Mancini, trajnerin aktual të ekipit “azzurr”. “Është trajneri që më njeh më mirë nga të gjithë, por nuk pres asnjë favor prej tij. Më duhet të punoj fort për ta merituar fanellën e kombëtares, në fushë, duke shënuar sa më shumë”, tha Mario Balotelli.

Related posts

RINOVOI KONTRATËN ME ATLETICON/ Simeone bëhet ndër trajnerët më të paguar në botë, ja paga astronomike

Delo.autor

LARGIMI NGA NGA NAPOLI ËSHTË I PASHMANGSHËM/ Projektohet shkëmbimi i Hysajt me mbrojtësin tjetër të rivalëve

Delo.autor

BEFASON RIBERY/ Kisha oferta STRATOSFERIKE nga KINA, por I REFUZOVA sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment