Futboll La Liga

Simone Vrsaljko ‘mallkon’ veten, kërkon rikthimin në Itali

Dëshira nuk mund të jetë domosdoshmërisht edhe arritje. Rasti më i fundit është ai i Sime Vrsaljko, aventura e të cilit mesa duket nuk po shkon mirë në Atletico Madrid.

Vrsaljko ka treguar çfarë e shtyn atë të kthehet në Itali, kampionat i cili mund ta ndihmonte të gjente formën e tij më të mirë.

Napoli po tregon një formë mjaft të mirë në Serie A, e cila ka marrë shumë vlerësime, si një skuadër kompakte dhe me lojën më të bukur në Europë.

Kroati tashmë ka shprehur haptazi dëshirën e tij për të kaluar tek Napolitanët, pas pendesës për kalimin nga Sassuolo tek Atletico Madrid në vitin 2016.

Simeone dhe Vrsaljko patën mundësi të bisedojnë seriozisht për të ardhmen, i cili në verën e vitit 2016, nuk mundi t’i rezistonte tundimit për kalimin tek një ndër Ligat më të forta në botë si La Liga.

E tashmë nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të thotë: “Unë dua Italinë”.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

INTERI GATI PËR DERBIN ME MILANIN/ Kivu ka vetëm një dyshim për sot

F.autor

PAS AKORDIT ME ANSU FATI/ Agjenti Mendes “fuqizohet” tek Barcelona, firmos me një tjetër talent. Ja emri…

Delo.autor

KATAR 2022/ Gjermania mposht Rumaninë falë golit të Gnabry dhe mban kreun e Grupit J

Delo.autor

Leave a Comment