Futboll Premier League Sport

“JEMI DUKE KËRKUAR…”/ Solskjaer rrëfen sekretin e suksesit: Pas çdo ndeshje takohem me atë

Edhe pse po bën një paraqitje të shkëlqyer në stolin e Manchester United, trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka të sigurtë vendin për sezonin e ardhshëm. I ardhur dy muaj më parë në “Old Trafford” si zëvendësuesi i Jose Mourinho, trajneri norvegjez ka arritur deri më tani 9 fitore dhe 1 barazim me “djajtë e kuq”.

Në prag të ndeshjes që United do të luajë ndaj Leicester, trajneri Solskjaer ka rrëfyer një sekret. “Pas çdo ndeshje që ne luajmë në fushën tonë, në “Old Trafford”, unë shkoj të takohem dhe konsultohem me Alex Ferguson. Ai e kupton shumë mirë futbollin dhe është jo vetëm e këndshme por edhe e rëndësishme për mua që të bisedoj me të për ekipin”, tha Solskjaer.

Mësohet se, trajneri po përpiqet t’i japë ekipit një identitet, duke synuar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. “Jemi duke kërkuar lojtarët e duhur për këtë ekip, për të ardhmen. Njerëz që kanë në ADN-në e tyre dëshirën për të fituar dhe nderuar fanellën e United. Unë përpiqem që skuadra të japë më të mirën e saj dhe të fitojë“, u shpreh trajneri Solskjaer.

Related posts

E bujshme/ Arrihet marrëveshja, Batha transferohet te Shkëndija e Tetovës

Sadik.Autor

Akuza e rëndë në Superiore: Po tentojnë të na blejnë, ja protagonistët!

Sadik.Autor

KASAMI bën KËRDINË duke shënuar 2 GOLA, LENJANI feston ditëlindjen në…

Isa.Autor

Leave a Comment