Futboll Premier League

Makina “tradhëton” takimin sekret Aubameyang-Arsenal

Ëndrra verore e Milan, Pierre-Emerick Aubameyang, duket se është gjithmonë e më pranë transferimit të tij në Londër.

Pas shumë aludimeve dhe deklaratave kontradiktore, më në fund, fotoreporterët e medias gjermane, “Bild” kanë gjurmuar dhe kanë arritur të fotografojnë drejtorin ekzekutiv të Arsenal, Ivan Gazidis, teksa zbriste bagazhet e tij nga një makinë e parkuar ngjitur me supermjetin e Aubameyang.

Drejtuesi i “Topçinjve” duhet të ketë takuar sulmuesin e Borussia Dortmund, në një hotel të Dortmundit, me siguri për të diskutuar në lidhje me detajet që do të dërgojnë ish-lojtarin kuqezi te Arsenal për të zëvendësuar Alexis Sanchez, i transferuar te Manchester United.

Është Porsche e Aubameyang, ajo e parkuara përpara hotelit, që ka tradhëtuar këtë takim sekret mes palëve.

Related posts

STATISTIKAT QË LARGUAN PANUCCIN/ Si erdhi fundi i një epoke të dështuar

Delo.autor

GLADIATORI ITALIAN/ Marchisio: Nuk do ta bëj kurrë këtë, IBRA s’është më i miri

Isa.Autor

Buffon do të nënshkruajë, me PSG-në javën e ardhshme!

Sadik.Autor

Leave a Comment