Futboll Premier League Sport

“BABAI IM ISHTE 2 VJEÇ KUR ANGLIA FITOI TROFEUN E FUNDIT”/ Habit ylli Kane: Ka ardhur koha që të…

Në një intervistë për ‘’London Evening Standart’’, sulmuesi anglez Herri Kejn i habiti të gjithë teksa u shpreh se kanë kaluar shumë kohë që Anglia nuk ka fituar një trofe.

Ndër të tjera, sulmuesi i Totenhemi tha se gëzon respekt për kundërshtarët, por sfida është që t’i mundin të gjithë.

‘’Mamaja ime ka lindur në vitin 1966 ndërsa babai në 1964 dhe ai ishte dy vjeç kur Anglia fitoi për here të fundit Kupën e Botës.

Ka kaluar shumë kohë që atëherë dhe duhet t’i rregullojmë gjërat. Nëse e përfundoj karrierën time të futbollit pa fituar një trofe të madh me Anglinë, do ta shihja si dështim. E di që kemi akoma hapësirë ​​për t’u përmirësuar, por ky është qëllimi ynë dhe mendoj se mund ta bëjmë.

Ka shumë pritje, por edhe bindje. Unë i njoh shokët e mi të skuadrës dhe ndjehem se jemi gati për gjithçka. Ka skuadra të shkëlqyera si Franca, Belgjika, Gjermania, Spanja, Italia dhe Portugalia dhe për të fituar ne e dimë se duhet t’i mposhtim të gjitha, kjo është sfida. Unë e di me siguri se asnjë nga këto skuadra nuk do të dëshirojë të përballet me ne. Ata na njohin mirë”.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Ylli i PSG humb durimin, Arsenal është gati të përfitojë

Delo.autor

Joshua-Wilder/ Dueli madhështor i BOKSIT ende nuk dihet se kur dhe ku do të zhvillohet

Sadik.Autor

Këputi ligamentet e gjurit/ Shkëndija humbet për një kohë të gjatë Radeskin

Isa.Autor

Leave a Comment