Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ KAMZËS/ Gega e pranon: Nuk më pëlqeu loja në sulm, dihet se…

Fitoret 1-0 janë kthyer në modë tashmë te Partizani. Pasi mposhti minimalisht Skënderbeun, të kuqtë mposhtin me rezultatin identik, 1-0 Kamzën.

Në Kamzë vendosi rrjeta e Asanit, gjithsesi kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Skënder Gega, i cili tha se është i lumtur me atë që po bën skuadra.

Kam gjithë javën që i them, pas ndeshjes me Korçën, me performancë të mirë, dihet se nëse nuk i vlerëson të gjitha njësoj, nuk është mirë. Kam më shumë eksperiencë se lojtarët. Patëm probleme, por në pjesën e dytë nuk patëm rrugë tjetër, të rrisim ritmin dhe shënuam. Telushi është me antibiotik, nuk është në gjendje optimale. Nuk luajtëm shpejt në pjesën e parë, nuk mund të them se nuk është i duhuri. Hebaj e njeh mirë zonën, por nuk është aq i shpejtë. Kur nuk po arrinim objektivin gol, dolëm te loja që jemi mësuar. Por, nuk do të thotë se për Hebajn përfundon gjithçka sot. E vërtetë që nuk po i zgjidhim lehtë dhe shpejt ndeshjet. Jam i kënaqur me atë që po bën ekipi. Rëndësi ka që Mala, Bardhi, Mensah, të gjithë të përmirësohem. Edhe kur kemi pasur raste të vështira, i kemi zgjidhur me lojtarë që nuk janë tipik për gola. Nuk më pëlqeu loja në sulm sot. Edhe ndryshimet, nuk është se adoptohen të gjithë shpejt. Gjithsesi, jam i kënaqur për 3 pikët.”-tha pas ndeshjes Gega.

Related posts

“NE JEMI INTER DHE DUHET TË LUFTOJMË PËR TITULL”/ “Bomberi” Lukaku: Jam i lumtur që barazova me gola CR7, tani dua…

Delo.autor

Humbja me Luftëtarin, Gjoka merr përgjegjësitë, por ja çfarë ndodh

Sadik.Autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Fjalia e ish-madrilenit që po thyen rrjetin

Delo.autor

Leave a Comment