Futboll Premier League Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Pas gjetjes së avionit, flet babai: Kjo është një ëndërr e keqe

Babai i futbollistit argjentinas, Emiliano Sala ka folur pas gjetjes së rrënojave të avionit me të cilin udhëtonte i biri.

‘Nuk mund ta besoj, kjo është një ëndërr, një ëndërr e keqe, unë jam i dëshpëruar’, u shpreh ai në një prononcim për Cronica TV në Argjentinë.

Mbetjet e një avioni të vogël me të cilin udhëtonte sulmuesi argjentinas Emiliano Sala dhe piloti i tij janë gjetur në Kanalin Anglez.

Avioni u zhduk në 21 janar mbi Kanalin Anglez teksa ishte nisur drejt Cardiffit në Britaninë e Madhe.

Ekipet e kërkimit tashmë shpresojnë të gjejnë edhe trupat.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Përballjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, Kombëtarja me risi në ndeshjet e nëntorit

Delo.autor

Gigi Buffon: Ronaldon e vlerësoj shumë, me kalimin e kohës ai sa vjen edhe përmirësohet akoma më shumë

Sadik.Autor

E DUAN REALI DHE BARÇA/ Talenti Erling Haland zbulon të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment