Futboll Sport

ISH-MBROJTËSI I LIVERPOOLIT/ Jamier Carragher krahason formën e dobët: Sanchez tek “Djajtë të Kuq” më kujton…

Jamier Carragher ka krahasuar formën e dobët të Alexis Sanchez te Manchester United me atë të Fernando Torres te Chelsea.

30-vjeçari ka qenë një fantazmë e kohëve të arta tek Arsenal që kur u transferua në Old Trafford janarin e kaluar.

Ai ka shënuar vetëm një gol në 13 ndeshje të Premier League këtë sezon dhe ish-mbrojtësi i Liverpool thotë se i kujton Torres, i cili dështoi në Stamford Bridge pas transferimit rekord 60 milionë euro nga The Reds më 2011.

“Nën drejtimin e Mourinho-s, ai humbiste topin në mënyrë të vazhdueshme,” shprehet Carragher për Sky Sport.

“Ai duhet të bëjë më shumë. Kur e shoh me fanellën e United më kujton Torres me fanellën e Chelsea-t.

“Si ka mundësi që ka përfunduar kështu? Mos është mungesë vetëbesimi, apo nuk përshtatet te skemat e trajnerëve?

“Duket sikur i ka humbur cilësia që kishte tek Arsenal. Mbase ai duhet të ndryshojë stil loje pasi nuk po rinohet.”

Related posts

NGA HUMBJET TEK MARRËDHËNIA ME LAPORTËN/ 8 arsyet e Barcelonës për shkarkimin e Koeman

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Mbyllet pjesa e parë, vendos penalltia e Hasanit

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Reali i Madrid presion Bejlit: Mos ik në Shqipëri

Isa.Autor

Leave a Comment