Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E JANARIT NUK MJAFTON/ Zgjidhja e problemeve të Juventusit në mbrojtje është kapiteni…

Problemet që Juventusi ka patur në mbrojtje në ndeshjet e fundit tregojnë se nëse në fushë nuk janë ata të dy, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci, atëherë për bardhezinjtë bëhet e vështirë të fitojnë. Riparimet e bëra gjatë merkatos së dimrit, me ardhjen e Caceres, apo ata që ishin që në gusht, si Rugani dhe De Sciglio, nuk janë të përshtatshëm për këtë detyrë. Sidomos kur bëhet fjalë për një ekip të madh si Juventusi.

Në këtë mënyrë, bardhezinjtë po shohin me kujdes përreth, për të sjellë në Torino përforcimet e duhura, duke parë se Chiellini e Bonucci nuk janë më të rinj. Dhe, duke parë emrat që ofron Seria A, Paratici, drejtori sportiv i Juventusit, i ka vënë syrin mbrojtësit të Milanit, 24-vjeçarit Alessio Romagnoli, kapiteni i kuqezinjve.

Ai po shkëlqen me kuqezinjtë dhe vështirë se mund të lërë skuadrën e Gattuso, por bardhezinjtë do të tentojnë ta sjellin verën e ardhshme. Përballë një oferte të mirë të gjithë mund të dorëzohen, madje edhe Romagnoli, 106 ndeshje e 5 gola me Milanin.

Related posts

POGBA SHUMË PRANË LARGIMIT/ Ja 3 objektivat e Manchester United për të zëvendësuar yllin francez

Delo.autor

“KORONAVIRUSI”/ Juventus-Inter mban pezull Italinë, por mund të luhet…

Delo.autor

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRAT E TIJ”/ Mihajlovic: Herët ose vonë do të ndodhë, por më duhen 150 vite për të…

Delo.autor

Leave a Comment