Futboll Seria A Sport

AKSIDENTI I RËNDË/ Juventusi rrezikon të humbasë yllin për sfidën ndaj… (FOTO)

Aksidenti me makinë që pësoi një ditë më parë mesfushori brazilian Douglas Costa ka lënë pasoja te 28-vjeçari. Sipas mediave italiane, lojtari pritet të mungojë 10-15 ditë për shkak të një dëmtimi në kofshë.

E përdishmja italiane shkruan se lojtari do t’i nënshtrohet nesër një testi specifik, për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë apo jo. E sigurtë është se lojtari nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës në kampionat, ndaj Sassuolo dhe Frosinone.

Frika është se Douglas Costa mund të mos jetë në fushë as në ndeshjen e parë që Juventusi do të luajë ndaj Atletico Madrid, në Champions League. Aksidenti me makinë ku u përfshi braziliani ishte i rëndë, por ai nuk pati asnjë dëmtim serioz.

Related posts

SHTOHEN PROBLEMET PËR KATALANASIT/ Lëndohet qendërmbrojtësi në Ligën e Kombeve

Isa.Autor

DERBI NË MERKATO/ INTERI favorit për të nënshkruar me objektivin e MILANIT (DETAJET)

Isa.Autor

Spalletti: Fillimi i sezonit na bëri me pritshmëri të mëdha, Karamoh fantastik

Q.Autor

Leave a Comment