Futboll Premier League Sport

BESON TEK GARA PËR TITULL/ Guardiola: Të gjithë mund të surprizojnë, nuk ka më…

Trajneri Pep Guardiola beson se gara për titullin kampion bote në Premier League është bërë shumë interesante pas javës së fundit. Ai shprehet se përveç Liverpool e Manchester City në garë për titullin janë edhe 4 skuadra të tjera. Spanjolli shton në këtë garë edhe ekipet e Tottenham, Chelsea, Manchester United e Arsenal edhe pse 3 të fundit janë disi më të shkëputura në renditje.

“Janë ende edhe 39 pikë në garë dhe nëse je 9 apo 10 pikë pas kreut kjo diferencë mund të rikuperohët shumë kollaj. Tottenham është shumë pranë nesh, por ashtu edhe 3 skuadrat e tjera që duelojnë për Champions mund ta përmbysin situatën dhe të ndikojnë në garën për titull”, tha Guardiola.

Më tej, ai shtoi: “Ne shohim renditjen dhe shohim vetëm 2-3 skuadrat e para, por pas nesh është Chelsea, që nëse fiton disa ndeshje radhazi do të na afrohet shumë. Deri para një jave mendoja se City nuk do të arrinte të kapte dot Liverpool, por ndeshjet e fundit treguan se tashmë nuk ka më favoritë dhe se të gjithë mund të surprizojnë. Tashmë çdo ndeshje mund të sjellë të papritura”, tha Guardiola.

Related posts

EMANUELA RUSTA NË ARENËN EUROPIANE/ Ja cilën ndeshje i beson UEFA arbitres shqiptare

Delo.autor

Çudia në Japoni, 50-vjeçari Miura rinovon kontratën me Yokohaman

Q.Autor

Federer i pandalshëm në Wimbledon, avancojnë edhe Zverev e Isner

Isa.Autor

Leave a Comment