Futboll Sport

ÇMENDURI NË “SIGNAL IDUNA”/ Werder eliminon Borussia-n pas dramës së penalltive

Werder Bremen ka eliminuar Borussia Dortmund pas penalltive. Pasi koha shtesë përfundoi 3-3, fati te penalltitë ishte për miqtë që fituan 4-2.

Werder kalon në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë.

Borussia nuk e nisi aspak mire takimin teksa Milot Rashica kaloi të tijtë në avantazh që në minutën e 5-të të lojës.

Gjithsesi, Dortmund ushtron trysni të madhe ndaj miqve deri kur erdhi goli i barazimit. Ishte goditja e përsosur e dënimit nga Marco Reus që barazoi gjithçka.

Por pas pushimit ritmi i lojës ra, sidomos nga vendasit. Werder mundohej të bënte diçka në kundërsulm, por tre minutat e fundit ishin më të bukura se e gjithë pjesa e dytë.

Ishte Werder që humbi një mundësi të mire, teksa një aksion më pas Dortmund godet shtyllën. Fituesin duhet ta vendoste koha shtesë, ose më pas penalltitë.

Aty filloi çmenduria. Dortmund kalon në avantazh me Pulisic, por veterani Pizarro barazoi 2-2. Hakimi kalon vendasit sërish në avantazh dhe ndeshja u mendua e mbyllur, por Harnik barazoi 3-3.

Te penalltitë, miqtë u treguan më të saktë dhe fituan 4-2

 

Related posts

“GATI PËR ARRITJE TË MËDHA”/ Tonali: Kur isha te Bresha i ndiqja ndeshjet e Milanit në stadium… fshehurazi

Delo.autor

Orges Shehi iu gëzohet trofeve, por për lamtumirën mendohet mirë

Sadik.Autor

VAZHDON ÇMENDURIA NË FORMULA 1/ Vettel mund të humbasë vendin e dytë për 0,7 litra karburant

Delo.autor

Leave a Comment