Futboll Sport

“AI KISHTE SIKLET”/ Valverde shpjegon rolin e Messit në “El Clasico”

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, shpjegoi vendimin e tij për ta lënë Lionel Messin jashtë formacionit startues në barazimin e së mërkurës, në “El Clasico”, duke thënë se superstari argjentinas ende kishte disa “shqetësime”.

Messi u hodh në fushë vetëm në pjesën e dytë të barazimit 1-1 kundër Real Madridit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Copa del Rey”, teksa vinte pas një dëmtimi në kofshë.

Valverde tha se 31-vjeçari ishte ende duke vuajtur disi, ndaj vendosi të mos e rrezikonte atë: “Vendimet që marr bazohen në atë, që mendoj se është më e mira për ekipin dhe lojtarin. Messi kishte shqetësime. Sot ishte më mirë, por menduam të hidhej në lojë në pjesën e dytë. Ai mund të jetë vendimtar, sepse e dimë rrezikun që krijon çdo herë që merr topin”.

Udhëheqësit e La Liga-s do të udhëtojnë drejt fushës së Athletic Bilbao të dielën, ndërsa Valverde shpreson që Messi të jetë gati për ta filluar si titullar: “Nuk e di, nëse është në rregull, do të luajë. Shpresoj që të jetë kështu”.

Barcelona barazoi me golin e Malcom, pasi për të bardhët kishte kaluar në avantazh qysh herët me Lucas Vazquez. I pyetur nëse Real Madridi ishte favorit tashmë për t’u kualifikuar, në gjysmëfinalen e kthimit, më 27 shkurt, Valverde tha: “Ne jemi të detyruar të shënojmë në “Bernabeu”, kjo është e qartë. Duhet të jemi të qetë dhe do të kemi kohë për t’u përqendruar te gjysmëfinalja e kthimit”.

Related posts

MË E SHTRENJTA NË TË GJITHË PORTUGALINË/ CR7 nis pushimet me familjen e tij në shtëpinë e re 7.3 milionë euro (FOTO)

Delo.autor

RIFILLIMI I KAMPIONATIT TË SERIE A/ Bonucci: Më në fund kemi një datë, jemi gati!

Delo.autor

Shpërthen De Lauretis, sulmon Sarri-n dhe mbron Juventus-in

Sadik.Autor

Leave a Comment