Futboll Sport

PRAPASKENAT/ Edi Reja nuk e festoi golin e Roshit, por kur shënoi Cikalleshi…

Shqipëria bëri një reagim mbresëlënës pasi mbrëmjen e djeshme fitoi me rezultatin 4-2 përballë Islandës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Veç fitores, në sy bie loja harmonike e kuqezinjve të cilët jo vetëm realizuan plot 4 gola por krijuan edhe aksione të bukura në fazën ofensive.

Një detaj interesant në ndeshje është që Edi Reja nuk festoi gjatë gjolit të tretë të realizuar nga Odise Roshi.

Tekniku ishte i nervozuar për ndonjë aksion apo rast të mëparshëm. Nga arbitri merr edhe të verdhin, ndërkohë që shpërthen në golin e katërt të Cikalleshit. Reja tërbohet edhe me 6 minutat shtesë, duke i thënë diçka gjyqtarit të katërt.

Thirrja e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për tifozët VIP që ta mbështesin edhe në ditë të vështira, nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Madje, janë tejkaluar pritshmëritë në “Elbasan Arena”, pasi dje ishin rreth 10 mijë të pranishëm në stadium për të ndjekur Shqipëri-Islandë.

Related posts

Lionel Messi stërvitet në qendrën stërvitore të Real Madrid për ndeshjen e Argjentinës me Spanjën

Sadik.Autor

FLET PËR “PLESHTIN” DHE CR7/ Deklaron Ish-futbollisti Argjentinas: Messi është egoist, Ronaldo luan për…

Delo.autor

ZBARDHET PRAPASKENA/ MODRIC shpëton INTERIN, kroati rrëfen gjithçka…

Isa.Autor

Leave a Comment