Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Rikthehet Mourinho në Serie A, ja ekipi që do zërë stolin…

Jose Mourinho është me pushime, që prej pushimit nga puna te Manchester United, por edhe pse këto vitet e fundit nuk ka pasur suksese të mëdha si trajner, mbetet ndër personazhet më të vlerësuar në botën e futbollit dhe është e qartë që verën e ardhshme ofertat drejt tij do të vërshojnë.

Për këtë arsye, duket se Interi nxiton, sepse në Itali raportohet për kontakte me agjentin Jorge Mendes dhe sot lajmi i bujshëm se portugezi është në Milano, për të drekuar me drejtorin e Interit, Beppe Marotta.

Mourinho është një legjendë tek Interi, sepse në vitin 2010 fitoi Tripletën e famshme – kampionat, kupë e Champions League.

Luciano Spalletti është në finish, për shkak të rezultateve dhe lojës zhgënjyese tek Interi, ndërsa kohët e fundit është përfolur edhe Antonio Conte si alternativë për të ardhmen e stolit zikaltër.

Gjithsesi, Conte nuk është aq i dashur në ambientin zikaltër sa Mourinho, ndërkohë që pas portugezit emri i ëndërruar nga tifozët e drejtuesit e Interit është Diego Simeone.

Related posts

STADIUMET DHE ORARET/ Përcaktohet axhenda e ndeshjeve të skuadrave shqiptare në raundin e dytë të Europa League

Delo.autor

“VAR DO TË VENDOSET PËR TË GJITHË KATEGORINË SUPERIORE”/ Duka: Objektivi është të fillojmë…

Delo.autor

E FUNDIT/ Shtyhet edhe finalja e Kupës së Italisë mes Milanit e Juventusit?

Q.Autor

Leave a Comment