Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Reali gati të rikthejë Hakimin, Interi rrezikon. Nuk kanë paguar për lojtarin

Interi rrezikon ta humbasë një nga afrimet e bujshme të merkatos së verës, Açraf Hakimi. Ky i fundit u afrua nga skuadra e Realit, të cilëve zikaltrit duhet t’iu paguanin 40 milionë euro dhe u arrit marrëveshja që kjo shumë të paguhej në 4 këste.

Megjithatë Interi nuk e ka respektuar kontratën, pasi kësti i parë duhej paguar që në muajin dhjetor, diçka që nuk është bërë nga italianët.

Në këtë situatë, drejtuesit arritën një marrëveshje mes tyre, që kësti të shtyhej për në muajin mars të këtij viti. Sipas asaj që shkruan “Corriere Dello Sport”, nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje për shtyrjen e këstit, ndonëse është arritur diçka e tillë gojarisht mes drejtuesve. Nga kjo kërkon të përfitojë Reali, që tashmë po mendon të rikthejë lojtarin në skuadër, për shkak se nuk janë përmbushur kërkesat mes tyre.

Related posts

Sevilla po “terrorizon” Real Madridin/ Andaluzianët shënojnë golin e tretë (VIDEO)

Isa.Autor

BUNDESLIGA/ Dortmund rikthehet tek fitorja, shkëlqejnë Haaland dhe Reina. Zhgënjen Hoffenheim

Delo.autor

MILANI 2 FITORE BRENDA DITËS/ Chievo ndal Lazion, “DJALLI” “qëndron” në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment