Futboll Premier League Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Klubi që ka kthyer “të panjohurin” në mbrojtësin më të mirë të Premier

Ai pa asnjë dyshim mund të quhet zbulimi i sezonit 2018/19 në Premier League. Emri i tij është Aaron Wan-Bissaka dhe aktualisht luan te Crystal Palace.

Mbrojtësi i talentuar anglez ka dalë nga akademia e klubit dhe është vetëm 21 vjeç.

Megjithëse në fillim të sezonit ishte planifikuar të ishte një zëvendësues në skuadrën e Roy Hodgson, ai bindi gjatë paraqitjeve të para dhe që nga ai moment nuk ka lëvizur nga krahu i djathë i prapavijës.

Kjo ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve angleze, si Manchester United, Manchester City apo Chelsea.

Dhe statistika e frikshme e tij të bën të kuptosh se shumë shpejt do të transferohet në një klub të madh.

Vetëm shtatë lojtarë kanë arritur të fitojnë dyluftimet me të. Ai është zyrtarisht mbrojtësi më i mirë në situatat një kundër një.

Related posts

ËSHTË 19-VJEÇ/ Mbappe dhuron për bamirësi, të ardhurat nga Botërori

Isa.Autor

NDRYSHON AXHENDA E SUPERIORES/ Ja kur do të luhet kryendeshja mes Teutës dhe Tiranës

Delo.autor

Anulimi i kontratës së Donnarummas, reagon Gattuso: Nuk kemi probleme me Gigion!

Q.Autor

Leave a Comment