Bundesliga Futboll Sport

NJË NGA ZBULIMET NË BUNDESLIGË/ Njihuni me lojtarin që trefishoi vlerën pasi u largua nga “Los Blancos”

Achraf Hakimi është një nga zbulimet e këtij sezoni në Bundesliga. 20-vjeçari që luan si mbrojtës krahu, i huazuar nga Real Madrid te Borussia Dortmund, është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të verdhezinjve.

Paraqitjet e talentit maroken kanë qenë fantastike nën drejtimin e trajnerit Lucien Favre dhe si pasojë vlera në merkato i është trefishuar.

Sipas transfermarkt, Achraf vlente 8 milionë euro kur u largua nga Bernabeu dhe tani shifra ka shkuar në 25 milionë euro.

Paraqitja e fundit bindëse ishte në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë. Mbrojtësi i djathtë ka shënuar gol në minutën 113-të të kohësh shtesë, megjithëse ekipi i tij më pas humbi me penallti.

Gjithsesi, të gjithë janë dakord, ai ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Ai është lojtari i pestë te Dortmund për sa i përket minutave të luajtura këtë sezon.

Deri tani Achraf ka shënuar tre gola duke përgatitur shtatë të tjerë. Ai do të luajë te Dortmund deri në verën e 2020.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Bodo kthehet makth për Romën, Solbakken spektakolar në Olimpico. Tifozeria vërshellen (VIDEO)

Delo.autor

NUK DI TË NDALET/ Lukaku shënon një gol fantastik me kokë ndaj Cagliarit (VIDEO)

Delo.autor

Gratë e yjeve të Barcelonës festojnë suksesin e burrave (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment