Futboll Sport

ZYRTARE/ Presidenti i Nantes bën nderimin e veçantë për Emiliano Sala

Nantes me zhgënjim të thellë ka pranuar lajmin se trupi i pajetë i nxjerrë nga rrënojat e aeroplanit është i futbollistit Emiliano Sala.

Sulmuesi argjentinas ishte pjesë e aeroplanit që po udhëtonte drejt Anglisë, kur ishte zhdukur më 21 janar.

“FC Nantes me trishtim të madh ka mësuar se trupi i gjetur këtë të enjte është i Emiliano Sala. Ky lajm i jep fund pritjes. Emiliano do të jetë gjithmonë pjesë e legjendave që kanë shkruar historinë e madhe te FC Nantes”, thuhet në komunikatën e Nantes.

Presidenti i Nantes, Waldemar Kita, ka marrë vendim që në shenjë nderimi të Sala, të tërheqë numrin 9 te skuadra franceze, numër të cilën e ka patur në fanellë sulmuesi.

 

Related posts

KOMBËTARJA U-21/ Taulant Seferi: Kemi shumë talente, me Spanjën u mundëm sepse…

Isa.Autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Portugali-Azerbajxhan. Rezultati 1-0

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Kukësi. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment