Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Kukësi. Rezultati 0-0

Po luhet në Gjirokastër ndeshja mes Luftëtarit dhe Kukësit, e vlesfhme për javën e 18-të të kampionatit shqiptar.

Një përballje ku fitorja është detyrim për të dyja skuadrat, që do të hidhen në fushë për tre pikët. Kukësi kërkon që të mos rrezikojë në asnjë mënyrë kreun, ndërsa Luftëtari kërkon pikët për të të besuar më tepër te mbijetesa.

Nga kjo sfidë verilindorëve iu mungon Maliqi, dhe në vend të tij do të jetë Lulaj. Ndërkaq vendin e Rrocës në këtë sfidë e ka marrë Et’hemi. Ndërkaq Çoçlli ka zgjedhur lojtarët më të mirë që ka në dispozcion, duke qenë se merkatoja e gjrikoastritëve është bllokuar.

LIVE| LUFTËTARI – KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE: 

90+2′ Rast ideal për Luftëtarin, për ta fituar këtë ndeshjen, por Oshafi nuk gjuan siç duhet nga brenda zonës, duke shpërdoruar një mundësi të artë shënimi.

90+1′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet nga fusha Lika, vendin e tij e zë Serxhio Emini.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Dragoshi ndëshkohet me karton të verdhë për simulim.

84′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Dushkaj, vendin e tij e zë Ahmetaj.

80′ Tjetër mundësi shënimi për Kukësin, me Bruno Lulajn, i cili devijon me kokë pas krosimit të Ethemit, por topi shkon mbi traversë.

77′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Çela, vendin e tij e zë Ziaj.

75′ Lulaj kroson nga e djathta për Shkurtajn, i cili provon me kokë, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

73′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga loja Vesel Limaj, vendin e tij e zë Rroca.

70′ Kukësi hidhet në sulm në kërkim të golit të fitores, por Shkurtaj shpërdoron para portës.

68′ Oshafi provon nga distanca, por shpërdoron.

63’ Karton i verdhë për Likën, ndërhyrje e gabuar ndaj Ethemit.

57′ E pabesueshme se çfarë raste humbasin njëri pas tjetrit futbollistët e Luftëtarit.

56′ Minuta fantastike, e pabesueshme çfarë humbet Oshafi, shumë pranë vijës fatale. Pas harkimi të Likës, Oshafi nuk arrin të shtyjë topin drejt rrjetës.

53′ Ethemi trondit traversën e portierit Qyani me një predhë nga dsitanca, pranë golit verilindorë.

48′ Provon Gavazaj me një gjuajtje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

47′ Drithërima në portën e Xhikës, pranë golit Luftëtari. Portieri i skuadrës verilindore bën heroi duke shpëtuar skuadrën nga një goli i sigurt!

46′ Starton pjesa e dytë! 

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Fantastik portieri Qyrani, i cili shpëton skuadrën nga pësimi i golit, pas një devijimi me kokë të Shkurtajt, duke e devijuar topin në këndore.

35′ Tension në Gjirokastër! Luftëtari gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për faull ndaj Obanor. Protestojnë ashpër futbollistët vendas!

31′ Gavazaj provon të surprizojë me një goditje të befasishme drejt portës nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me shtyllën.

30′ Dushkaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit.

27′ Lika provon nga jashtë zonës, por goditja e sulmuesit përfundon larg kuadratit të Xhikës.

23′ Obanor provon një pasim për Mustën, por loja ndalet për pozicion të parregullt.

16′ Tjetër rast i rrezikshëm, në portën e Kukësit, por kontrollon gjithçka portieri Xhika, pas gjuajtjes së Açkës.

11′ Vesel Limaj provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon mbi kuadrat.

10′ Kukësi merr frenat e lojës në dorë dhe shtyn përpara drejt zonës së Luftëtarit.

5′ Fare pranë golit Luftëtari, me anë të Stivi Puçit, pas një krosimi të Likës nga e djathta, futbollisti i skuadrës Gjirokastrite godet me kokë, por topi shkon mbi travers.

2′ Luftëtari e nis në sulm dhe fiton goditjen e parë nga këndi, duke kërcënuar portën e Xhikës!

1′ Ndeshja ka nisur me 3 minuta vonesë për shkak të mbërritjes me vonesë të ambulancës!

15:00 Në stadiumin e Luftëtarit nuk ka mbërritur ende ambulanca, edhe pse orari i fillimit të ndeshjes ka shkuar! 

Related posts

EPISOD I ÇUDITSHËM/ Nuk kishte me vete dokumente identifikimi, gjyqtarin e shpëton… (FOTO)

Delo.autor

BARÇA bëhet nostalgjike/ Kujton kohën kur ICARDI shënonte si “katalanas” (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Luhen 4 super sfida, ja ekipet që mund të presin biletën për në fazën tjetër

Delo.autor

Leave a Comment