Futboll Sport

10 LOJTARËT MË TË PAGUAR NË EUROPË/ Shihni sa është diferenca mes Messit dhe Ronaldos (FOTO)

Lionel Messi mbetet futbollisti më i paguar në Europë. Sipas së përditshmes franceze “L’Equipe”, ylli argjentinas përfiton 8.3 milionë euro në muaj duke lënë pas tij Cristiano Ronaldon, Griezmanin apo edhe Neymarin.

Në vendin e dytë është Ronaldo, i cili këtë verë u transferua nga Reali për te Juventusi.

Megjithatë, portugezi mbetet një nga futbollistët më të vlerësuar nga ana monetare, pasi në llogarinë e luzitanit shkojnë 4.7 milionë euro.

Në podium renditet gjithashtu edhe futbollisti Atletico Madridit, Antoine Griezman. 27-vjeçari i shpallur kampion Bote me Francën në Botërorin e Rusisë, përfiton një shumë prej 3.3 milionë eurosh, kjo falë edhe rinovimit së fundmi me “Los Cholconeros”.

Ndërkohë vetëm vendi i 4-t për Neymarin në listën e futbollistëve më të paguar.

Sulmuesi brazilian i PSG paguhet me 3.06 milionë euro në muaj teksa mbyll klasifikimin e pesë të parëve sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez.

Sakaq në listë bëjnë pjesë edhe emra si Gareth Bale, Coutinho, Sancez, Mbappe e Ozil.

Ajo që bie në sy në këtë klasifikim të “L’Equipe” është fakti se kampionati gjerman, Bundesliga, nuk përfaqësohet me asnjë futbollist në top 10 futbollistët më të mirë paguar të Europës.

 

Related posts

NUK KA PAQE PËR REAL MADRIDIN/ Kërcënohet ylli brazilian: Do të sakatoj…

Delo.autor

U LARGUA NGA DREJTIMI I MILANIT/ Gattuso projektohet për stolin e klubit të Serie A…

Delo.autor

YLLI ARGJENTINAS SHIHET LARG “ZIKALTËRVE”/ Marotta: Mauro Icardi te Juventus? Nuk janë kushtet…

Delo.autor

Leave a Comment