Futboll La Liga Sport

3 GOLA NË 7 MUAJ/ Nuk gjen dot vend, Malcom përballë një dileme të madhe

Në verë Malcom përfundoi në qendër të vëmendjes për shkak se po bëhet gati të fluturonte për t’u bashkuar me Romën, por Bordeaux e urdhëroi në momentin e fundit që të nisej për në Barcelonë, sepse e kishte shitur për 40 milionë euro.

Sulmuesi 21-vjeçar ka cilësi, por në sulmin spektakolar që ka Barcelona nuk gjen dot vend dhe këtë kampionat ka luajtur pak më shumë se 100 minuta në total.

Tre gola në të gjitha kompeticionet, i fundit në El Clasico në kupë para pak ditësh, janë shumë pak për të justifikuar shifrën e shpenzuar, ndaj Barça është duke u bindur që investimi i verës ishte i gabuar, por tashmë është përballë një dileme të madhe.

Guangzhou Evergrande nga Kina ka shfaqur interes real dhe është gati të paguajë 50 milionë euro për brazilianin, raporton AS.

Merkatoja në Kinë mbyllet më 28 shkurt, ndaj koha për të kryer operacionin është e mjaftueshme, por Barça nuk e zëvendëson dot për këtë sezon nëse e sheh dhe duke parë problemet që kanë Dembele apo Coutinho, zor se mund ta shesë që tani.

Nga ana tjetër, edhe vetë Malcom zor se do të pranonte transferimin në Kinë që në moshën 21-vjeçare, por natyrisht duhet parë çfarë i ofron realisht Guangzhou.

Related posts

VLAHOVIC APO CHIESTA? Kush do të largohet nga Juventus? Allegri duket se e ka marrë vendimin final

F.autor

CHAMPIONS/ Chelsea thyen mallkimin e “Stamford Bridge”, Valencia mposht holandezët

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET “ZIKALTËR”/ Inter largon të pabindurin, mesfushori Nainggolan huazohet tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment